Vlerësime dhe çmime

Çmimet ndërkombëtare

Që nga viti 1950, kur nisëm udhëtimin tonë si prodhues i vogël i pajisjeve elektroshtëpiake, jemi vlerësuar me çmime shumë të rëndësishme ndërkombëtare për dizajnin, funksionalitetin dhe inovacionet.

Tani, pas më shumë se 70 vitesh, jemi krenarë për arritjet dhe vlerësimet që ASKO ka marrë për dizajnin, cilësinë dhe performancën e produkteve. Më poshtë mund të gjeni një përmbledhje të disa prej çmimeve më të rëndësishme të fituara ndër vite.

Vlerësimet 2021

Çmimi “iF GOLD 2021”

Juria e çmimit “iF DESIGN” vlerësoi frigoriferin e verërave “ASKO Elements” si një prej arritjeve më të mëdha në industrinë krijuese për vitin 2021, duke e vlerësuar me çmimin “iF GOLD 2021”. Eleganca funksionale e kabinetit të verës, dizajni i avancuar dhe teknologjia inovative u vlerësua nga juria si “elegancë artizanale e rafinuar, një vitrinë mahnitëse që adhuruesit e verës do ta dashurojnë menjëherë".

Çmimi “iF DESIGN 2021”

Çmimi “iF DESIGN 2021” iu dha ASKO për gamën e re të pianurave me induksion dhe sistemin inteligjent të gatimit, ASKO Celsius° Cooking™. Kjo përbën një risi dhe opsion shtesë në gamën e pajisjeve premium dhe innovative të kuzhinës nga ASKO, të cilat e çojnë në një nivel shumë të lartë dhe të paprovuar më parë inteligjencën artificiale në gatim. Një risi dhe një botë e re në dispozicion për të gjithë të apasionuarit dhe entuziastët e gatimit, e cila ndihmon shefat e talentuar të kuzhinës me nivele tërësisht të reja të saktësisë. 

Vlerësimet 2020

Çmimi IF për dizajnin

Të zhvilluara për t’u përshtatur me hapësirat bashkëkohore, aspiratoret ofrojnë zgjidhje fantastike për hapësirat e hapura të kuzhinën. Ato mund të integrohen në mënyrë të përsosur me mobiliet e kuzhinës tuaj, mund të montohen në tavan dhe janë të disponueshme në dimensione të ndryshme, për instalime murale ose ishullore.

  • CCT1252W - Njësia e montimit në tavan e serisë Elements
  • CBB862W - Njësia inkaso e serisë Elements 

Çmimi për Dizajnin më të Mirë 2019

Furrat e linjës Elements nga ASKO shquhen për luksin dhe mjeshtërinë e punimit, të shoqëruara me teknologjinë më të avancuar dhe prezantojnë teknikat dhe opsionet më të fundit për shefat e kuzhinave familjare. Produktet inkaso përshtaten në mënyrë ideale  me modelet dhe dizajnet bashkëkohore të kuzhinës. Linja Elements përfshin teknologjinë më të avancuar të gatimit me avull, funksionalitetin e mikrovalave combi, opsionin e pastrimit pirolitik dhe ndërfaqet e përdoruesit me ekranë shumëngjyrësh me prekje.

Vlerësimet 2019

Çmimi "Red Dot" 2019

Besnikë ndaj motos “Në kërkim të dizajnit elegant dhe inovacionit", juria ndërkombëtare e “Red Dot Award” fokusohet kryesisht në kritere të tilla si niveli i inovacionit, funksionaliteti, cilësia, jetëgjatësia e produktit dhe ergonomia në vlerësimin e paraqitjes. 

Këtë vit, ne jemi të lumtur dhe krenarë që kemi fituar një çmim për tharësen T600HX të ASKO-s, e disponueshme në dy ngjyra dhe specifikime të ndryshme.  

Vlerësimet 2018

APDC*IDA Design Excellence Awards

Pesë produkte të linjës ASKO Elements janë vlerësuar me çmimin “Winner 2018” në konkursin ndërkombëtar të dizajnit të organizuar nga APDC* IDA. Produktet janë:

Pianura ASKO me Gaz/Induction HIG1995AB, madje u vlerësuar me trofeun “Produkt Design of the Year” në kategorinë e dizajnit të produktit.

Vizitoni APDC*IDA website ër të mësur më shumë lidhje me këtë çmim.


Çmimi Red Dot 2018

Çmimi Red Dot 2018 - Elektroshtëpiaket ASKO

Ky çmim ndërkombëtar renditet ndër kompeticionet më të mëdhenj, më prestigjiozë dhe më të njohur të dizajnit në botë. Që nga viti 1995 një juri ndërkombëtare çdo vit ka shqyrtuar dhe vlerësuar produktet e paraqitura në aspekte që kanë të bëjnë me inovacionin, funksionalitetin dhe cilësinë. Në vitin 2018 jemi vlerësuar me çmime për tre produkte:

  • Ekspresët e linjës Elements CM8478G
  • Frigoriferi R31842I
  • Ngrirësi-BI FN31842I

Çmimi Evropian i Projektimit të Produkteve

Çmimi Evropian i Dizenjimit të Produkteve 2018 - Elektroshtëpiaket ASKO
  • Sistemi i kujdesit për lavanderinë
  • Lavastovilja DBI1654IG

Vlerësimet 2017

Çmimi më i miri i të mirëve nga Red Dot 2017

Çmimi Red Dot 2017 - Elektroshtëpiaket ASKO

Jemi krenarë që koncepti i ri i “ASKO Pro Home Laundry” është vlerësuar me çmimin “Red Dot Best of the Best” (Çmimi më i miri i të mirëve nga Red Dot”. Me këtë çmim është vlerësuar ndërfaqja e përdoruesit e linjës së pajisjeve Logic;

Lavatriçet W4086C dhe tharëset T408HD, të dyja të disponueshme në tregjet tona kryesore.

Puna strategjike e dizenjuesve tanë me kalimin e kohës është shpërblyer sërish me dy çmime “Red Dot”, por këtë herë të dy çmimt janë në kategorinë “më të mirët e më të mirëve”. Kjo është hera e parë që produktet ASKO shpërblehen më së miri i më të mirëve. 

Vlerësimet 2016

Çmimi Red Dot 2016 - Elektroshtëpiaket ASKO

Ky çmim ndërkombëtar renditet ndër kompeticionet më të mëdhenj, më prestigjiozë dhe më të njohur për dizajnin në botë. Që nga viti 1995 një juri ndërkombëtare çdo vit ka shqyrtuar dhe vlerësuar produktet në aspekte që lidhen me inovacionin, funksionalitetin dhe cilësinë. Në vitin 2018 jemi vlerësuar me çmime për tre produkte:

  • Furrat Combi me avull të linjës ASKO Craft - OCS8687A OCS8687A
  • Furrat Combi me mikrovalë të linjës ASKO Craft - OCM8487A
  • Aspiratorët muralë - Modeli Evolve - CW4939S

Vlerësimet 2015

Çmimi Red Dot 2015 - Elektroshtëpiaket ASKO
  • Elements by ASKO - Furra me avull OCS8478G
  • Elements by ASKO - Sirtari i ngrohës ODW8128G
  • Elements by ASKO - Aspiratori CW4938G

Vlerësimet 2014

Çmimi "Red Dot" për Elektroshtëpiaket ASKO 2014

Furra me avull e linjës Pro Series OCS8676S ka një dizajn elegant dhe modern, të kombinuar me funksione dhe veçori premium.

Çmimi për dizajnin më të mirë

Çmimi për dizajnin më të mirë - Good Design Award
The Good Design Awards” është çmimi më i vjetër dhe më prestigjioz në Australi për vlerësimin e përsosmërisë së dizajnit dhe inovacionit. Çmimet i jepen produkteve me një nivel superior të dizajnit në një gamë të gjerë të industrive dhe disiplinave të ndryshme të dizajnit dhe është një kompeticion që e ka zanafillën që nga viti 1958. 

2015
ASKO HIG1995AD Duo Fusion është vlerësuar çmim prestigjoz “Good Design Award®” ku anëtarët e jurisë vlerësuan se: “Duo Fusion është një risi unike e dizajnit, e cila ndërthur me zgjuarsi dy burime energjike për të ofruar një përvojë të pakrahasueshme gatimi. Ky është një dizajn i pa kompromis, me një kujdes shumë të veçantë ndaj formës dhe përdorshmërisë. Masat mbrojtëse janë adresuar me përpikëri duke mundësuar një produkt të cilësisë premium, shumë i lehtë për t’u përdorur dhe me një çmim shumë të arsyeshëm”.

Çmimet "Red Dot" për dizajnin

Çmimi "Red Dot" për dizajnin

Ky çmim ndërkombëtar renditet si një prej konkurseve më të mëdhenj, më prestigjiozë dhe më të njohura të dizajnit në botë. Që nga viti 1995 një juri ndërkombëtare çdo vit ka shqyrtuar dhe vlerësuar produktet e paraqitura në aspekte që kanë të bëjnë me inovacionin, funksionalitetin dhe cilësinë.

2011
OLavastoviljet tona D5424 dhe D5434 u vlerësuar me këtë çmim për cilësinë, detajet dhe kombinimin e formës dhe funksionit.

2009
Furra jonë OP8640 u verësuar me këtë çmim për dizajnin elegant dhe linajt e pastra dhe moderne, funksionet dhe tiparet premium. 

2008
Lavatriçet dhe tharëset tona plotësisht të integruara u vlerësuar me këtë çmim me partnerin tonë të dizajnit Propeller.

Çmimet Ndërkombëtare Australiane të Dizajnit (AIDA)

Çmimi AIDA
AIDA është programi më jetëgjatë i njohjes dhe vlerësimit të dizajnit në Australi. Një panel i ekspertëve më të mirë australianë dhe ndërkombëtarë të dizajnit vlerësojnë shënimet kundër standardeve të reja, formës, funksionit, cilësisë, sigurisë dhe qëndrueshmërisë.

2012
ASKO Alfresco Dishwasher™, lavastoviljet e para Australiane të projektuar për përdorim në ambiente të jashtme ishte finaliste në këtë program vlerësimi. Finalistët u përzgjodhën nga mbi 200 kërkime nga kompani të njohura Australiane dhe ndërkombëtare.

Choice Peoples Watchdog

Choice Peoples Watchdog

Zgjedhja testoi në mënyrë rigoroze mbi 45 sisteme automatike të lavatriçevet, modele të ndryshme dhe gjithçka tjetër, që nga eleminimimi i papastërtive dhe performance e shpërlarjes, deri tek butësia dhe efikasiteti i ujit dhe rrotullimet e centrifugës.

2012
Angazhimi ynë për produktet eko-miqësore u shpërblye nga Choice (vëzhguesi i njerëzve) i cili e vlerësoi lavatriçen W6884ECO si produktin më të mirë në kategorinë e saj, nga një sondazh të pajisjeve me performancë të lartë.

Trends Top 30 Australian Kitchens

Trends Top 30 Kitchen

ASKO ka qenë furnizues i dy Trends Top 30 Australian Kitchens 2012 – 2013 (Trendeve të Top 30 Kuzhinave Australiane 2012 – 2013” i fokusuar në Trendet e Kuzhinës Vol 25 No 10, dhe Vol 26 No 2.

Trendi i Top 30 është një koleksion prestigjioz i disa prej projekteve më të mira në botë të ideaura dhe prezantuara nga Trends. Paneli përzgjedhjes i Trends zgjedh “Trends Top 30 Kitchens” mbi kriteret e përsosmërisë së dizajnit, funksionit, specifikimeve të produktit dhe stilit”.

iF Design Award

Çmimi "iF" për dizajnin

Qëllimi i këtij çmimi është rittja e vlerësimin për dizajnin ekselent, tërheqja e vëmendjes për arritjet e jashtëzakonshme të dizajnit dhe të ndihmojë përdoruesit që të njohin nuancat e ndryshme në një botë komplekse me një shumëlljojshmër produktesh. 

2008
Koncepti i linjës ASKO për lavatriçet dhe tharëset e rrobave.

2003
Fitues i çmimit të dizajnit për gjeneratën e lavastoviljeve D3000.

ADEX

Çmimi ADEX

Çmimet “Design Excellence” janë një prej programeve më të mëdha dhe më prestigjioze të çmimeve për dizajnin e mobiljeve, pajisjeve dhe finiturave për tregun e dizajnit.

2007 & 2006
Çmimi Platinum – Lavastoviljet D3232XL.
Çmimi Platinum – Lavastovilja dhe kabineti për tharjen dhe kujdesin ultra.

2005 & 2004
Çmimi Platinum – Lavastoviljet W6461.
Çmimi i Artë – Lavastovilja D3530 dhe çmimi i Argjentë për lavastoviljen D3120.

2003 & 2001
Çmimi i Argjendtë - Lavastovilja D3120.
Çmimi Platinum – Lavastovilja D1996FI.

1999
Çmimi i Artë për lavastoviljet D1996FI.

Vlerësimi vjetor për Dizajnin i I.D. Magazine

Vlerësimi vjetor i revistës I.D. Magazine

"International Design Magazine” është revista kryesore kritike e Amerikës që mbulon fushat e artit, biznesit dhe kulturën e dizajnit.

2006
Koncepti i dizajnit për konceptin tonë për kujdesin ndaj rrobave.

Çmimi i Dizajnit i Republikës Federale të Gjermanisë

Design Prize

Me këtë çmim vlerësohen arritjet në dizenjimin e produktit. Kriteret e gjykimit përfshijnë inovacionin krijues dhe teknik, strategjinë e dizajnit, dobinë, përfitimet dhe qëndrueshmërinë.

2004
I nominuar për gamën e lavastoviljeve D3000.

Çmimi i Madh i Dizajnit

Çmimi i Madh i Dizajnit

Ky çmim ka si qëllim të frymëzojë zhvillimin e biznesit suedez që ka në fokus dizajnin.

2003
Nominuar për lavastoviljet D3000. 

Buletini i Dizajnit KBIS

Çmimi dhe një nga panairet më të mira u themelua nga Design Journal në 1996 për të shfaqur produktet kryesore në SHBA, ë prezantuara panairet tregtare rajonale.

2002
Lavatriçet W6661 dhe tharëset e rrobash T761.

2001
Lavastoviljet D1796Fi dhe D1996Fi.

2000
Lavatriçet W660 dhe tharëset e rrobave T760. 

Consumers Digest Best Buy

"Consumers Digest Best Buy" është një produkt që meriton vëmendje të veçantë nga konsumatorët bazuar në kombinimin e performancës, lehtësisë në përdorim, qëndrueshmërisë, garancisë, efikasitetit, stilimit dhe mirëmbajtjes si dhe shërbimit të kërkesave.

2001
Lavatriçet W660 dhe tharëset e rrobave T760.

2000
Lavatriçet W660 dhe tharëset e rrobave T760.

Ndaj

Facebook
Twitter
Linkedin