Pse ASKO

Rreth ASKO

Një histori që daton në vitin 1950 në Vara, Suedi, me ëndrrën e një të riu novator për të ndërtuar një lavatriçe për nënën e tij për t’ia bërë jetën më të lehtë.

Udhëtimi ynë, që nga fillimet tona relativisht modeste në një komunitet fermerësh në Suedi, deri në stadin aktual, me gamën e plotë të pajisjeve tona elektroshtëpiake, të cilat janë prezente në miliona shtëpi në mbarë botën, është një histori që na bën të ndihemi krenarë. Nga prodhimi i një pajisjeje të thjeshtë për larjen e rrobave, kemi avancuar në stadin ku ofrojmë një gamë të gjerë të pajisjesh për kuzhinën dhe për lavanderinë. Ne gjithmonë sigurohemi që gjithçka ne prodhojmë të mishërojë pasionin tonë për dizajnin, ndaj përdorim të gjitha dhuntitë vizuale dhe maksimumin e estetikës për të krijuar pajisje që të mahnisin që në shikimin e parë, dhe çdo produkt është dizenjuar për klientë me shije të rafinuara. Ne udhëhiqemi nga pasioni për të krijuar pajisje vërtetë të dobishme dhe për të ofruar zgjidhje që përmirësojnë vazhdimisht cilësinë e jetës, mirëqënien dhe shëndetin e njerëzve që i përdorin ato. 

Ne, gjithashtu, jemi të përkushtuar dhe kujdesemi për mjedisin. Raporti ynë i veçantë dhe respekti për natyrën dhe piesazhin skandinav, na frymëzojnë vazhdimisht dhe na nxit dhe motivon që ta ruajmë si një trashëgimi të çmuar për brezat e ardhshëm. Ne motivohemi nga nevoja për të krijuar zgjidhje sa më miqësore për mjedisin dhe për të përdorur burimet natyrore në mënyra më efikase dhe të kujdeshme. Si rregull, pajisjet tona janë efiçente në përdorimin e ujit dhe energjisë, si dhe janë krijuar për më shumë jetëgjatësi, rezistencë maksimale edhe në kushte të vështira. 

Pajisjet elektroshtëpiake ASKO eksportohen dhe shpërndahen nga përfaqësi të ndryshme në vendet nordike, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australi, dhe në mbi 50 vende të tjera në mbarë botën, përfshirë dhe Shqipërinë.


Historia

Historia e ASKO daton në vitin 1950 dhe është frymëzuar nga dashuria e një të riu për nënën e tij. Është ëndrra e një të riu për të krijuar një lavatriçe, e cila do t'i lehtësonte jetën nënës së tij dhe do t'i kursente asaj më shumë kohë, të cilën do të mund ta përdorte për t'u kujdesur për gjëra më të rëndësishme.

Prej më shumë se 71 vitesh jemi frymëzuar nga vlerat skandinave: jeta e shëndetshme, cilësia, përkujdesja për njerëzit, dizajni minimalist dhe funksional, pasioni dhe mjeshtëria, dhe sigurisht përgjegjësia për mjedisin. Duam të pasqyrojmë vlerat e kujdesit të vazhdueshëm, ndershmërisë, besueshmërisë dhe respektit, të cilat duam t'i kombinojmë me ndjenjën dhe përkushtimin tonë maksimal për cilësinë dhe respektin për mjedisin.

Udhëhiqemi nga pasioni për të krijuar produkte, të cilat shndërrohen në pjesën më të bukur dhe më të dashur të shtëpisë tuaj, që ju japin kënaqësi në çdo përdorim dhe që kujdesen maksimalisht për mirëqënien tuaj dhe të familjes tuaj dhe që të mund t'ju frymëzojnë dhe t’ju japin mundësi dhe kohë që të bëni gjëra që vërtetë ju pëlqejnë.


Data të rëndësishme në historinë e ASKO

1918 Marangozi finlandez Aukusti Asko-Avonius themeloi kompaninë e mobiljeve ASKO.

1950 Karl-Erik Andersson prodhon lavatriçen e tij të parë në Vara, Suedi. Në po të njëjtin vit themelohet kompania Junga Verkstäder.

1952 Pajisja jonë e parë elektroshtëpiake e prodhuar në Finlandë, një frigorifer, e prodhuar në Lahti, Finlandë.

1953 Prodhohet lavatriçja e parë në Lahti, Finlandë.

1957 Prodhohet furra e parë në Lahti, Finlandë.

1958 Prodhohet hekuri i parë në Lahti, Finlandë.

1967 Prodhohet lavastovilja e parë dhe eksporti fillon nga Vara, Suedi.

1972 Prodhohen furrat e para të integruara në Lahti, Finlandë.

1975 Prodhohet tharësja e parë në Vara, Suedi.

1985 Zhvillohet sistemi me konstruksion Quattro për lavatriçet.

2006 ASKO bëhet marka e parë që hedh në treg konceptin e kujdesit për rrobat, një koncept i bashkërenduar me dizjanin. 

2007 ASKO hedh në treg Hidden Helper (Ndihmësit e Fshehtë), pjesë e konceptit të kujdesit për rrobat.

2008 ASKO hedh në treg “Sens Series”, gamën e parë e kuzhinave të përshtatura me dizajnin.

2014 ASKO Appliance AB zhvendos zyrat e saj qendrore në Lidköping, Suedi.

2014 ASKO prezanton “Pro Series”, gamën e parë produkteve të gatimit plotësisht të orientuara drejt dizajnit.

2015 Prezantohet gama e seteve të gatimit të orientuara nga dizajni, 'Elements'.

2016 Prezantohet gama seteve të gatimit orientuara drejt dizjanit, ‘Craft’.

2017 Prezantohet gama produkteve të lavanderisë 'Pro Home Laundry'.

2017 Koncepti i lavanderisë “ASKO Pro Home” vlerësohet me çmimin “Më i miri” nga “Red Dot Best".

Cilësia

ASKO, cilësia më maksimale e imagjinueshme e Frymëzuar nga Skandinavia

Ne, në ASKO dizenjojmë dhe prodhojmë pajisje të cilësisë premium, të cilat pasqyrojnë në formën më të plotë dashurinë tonë për dizajnin dhe funksionalitetin, dhe që ilustrojnë klasiken dhe dizajnin unik e të përjetshëm skandinav. Që me prodhimin e lavatriçeve në fillim të viteve 1950, synimi ynë ka qenë të prodhojmë produkte të cilësisë premium, të cilat më pas do të shndërroheshin në pajisje shumë të dashura dhe të çmuara për shtëpinë, duke përmbushur dhe tejkaluar pritshmëritë tuaja për vitet në vijim. 

Për t’u siguruar që pajisjet tona të kujdesen maksimalisht për ju, duhet të bindemi që ato punojnë në mënyrë të përsosur. Pra, të gjitha produktet tona testohen paraprakisht, para se të lënë fabrikën, dhe çdo pajisje që kalon testin gjithëpërfshirëse, asesi nuk hidhet në treg. 

Sot, ne ofrojmë një gamë të plotë pajisjesh për kuzhinën dhe lavanderinë në dimensioneve të ndryshme, dhe të gjitha plotësojnë kërkesat maksimale të cilësisë, dizajnit, funksionalitetit, qëndrueshmërisë dhe kujdesit për mjedisin. Lajnë dhe pastrojnë më mirë, përdorin më pak ujë dhe energji dhe kanë një jetëgjatësi më të madhe. Që nga viti 1995, jemi çertifikuar me ISO 9001, që do të thotë që ju gjithmonë mund t'u besoni produkteve tona, të cilat garantojnë cilësi maksimale.

Dizajni skandinav

ASKO Elements, pajisje të dizenjuar me pasion

Tipar dallues i dizajnit skandinav është kombinimi i funksionalitetit që ju bën të dashuroheni me diçka dhe ju ushqen pambarimisht dëshirën për ta përdorur çdo ditë, sigurisht duke u kujdesur maksimalisht për mjedisin, dizajni me linja të pastra, i lehtë dhe çlodhës për syrin, i harmonizuar përsoshmërisht me shtëpinë tuaj. Ne, në ASKO e adhurojmë këtë parim. Ne besojmë se produktet e dizajnuara me kujdes duhet të jenë të bukura: por, duhet dhe të maksimizojnë cilësinë e jetës. Për të diferencuar veten në një treg me modele të rrëmujshme, komplekse dhe atraktive, ne orientohemi nga minimalizmi i thjesht dhe njerëzor, bazuar në parimin e diçkaje elegante, por e shprehur fuqishëm.

Elementët kyç të dizajnit skandinav, eleganca e shprehur me delikatesë dhe efektivitet, mjeshtëria e cilësisë superiore dhe materialet natyrale, pasqyrohen tek të gjitha modelet ASKO. Ne dizenjojmë dhe prodhojmë pajisje elektroshtëpiake, ndaj dhe jemi të përkushtuar që t'i bëjmë ato sa më funksionale. Duam t’ua thjeshtojmë në maksimum jetën, duke i bërë produktet të thjeshta për t’u përdorur, të jetojnë shumë më gjatë dhe t’ju ofrojnë një kënaqësi të veçantë për shumë vite. 


Mjedisi

it is natural for us to preserve and protect our environment

Ne e duam dhe frymëzohemi nga natyra. Është detyrë jona të mbrojmë dhe respektojmë mjedisin. 

Natyra është në pragun e shtëpisë tonë, ndaj është mëse normale që të bëjmë gjithçka mundemi për t’u kujdesut dhe për të mbrojtur mjedisin. Ne, gjithmonë përpiqemi që të gjejmë zgjidhjet sa më miqësore për mjedisin dhe të përdorim sa më mirë burimet natyrore, ndërsa ideojmë dhe prodhojmë produktet tona. Ne gjithashtu përpiqemi të minimizojmë ndikimet në mjedis në të gjitha aktiviteteve dhe produkteve tona.

Fabrikat tona, që të gjitha janë të çertifikuara me standardin ISO 14001, çka do të thotë se të gjitha proceset dhe rutina jonë e përditshme respektojnë dhe mbrojnë mjedisin.

Ndaj

Facebook
Twitter
Linkedin