Politikat e privatësisë

Mbledhja e informacionit

ASKO (ASKO Appliance AB dhe të gjitha kompanitë e grupit) i kushtojnë një rëndësi të veçantë privatësisë dhe përdorimit të internetit. ASKO përpiqet të aplikojë masa të arsyeshme të politikave të privatësisë për të garantuar anonimitetin e vizitorëve në faqen e internetit të ASKO. Si pjesë e përgjegjësisë ndaj përdoruesve, ASKO mendon se përdoruesit e faqeve të ASKO janë të vetëdijshëm për informacion që regjistrohet. 

Për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e cilësisë dhe integritetit të faqes, regjistrohen adresat IP (adresat e Protokollit të Internetit dhe të pajisjeve). Ky regjistër është një mënyrë standarde e raportimit për të zbuluar statistikisht se cilat pjesë të faqes sonë të internetit vizitohen dhe sa kohë kalojnë vizitorët në faqe. Ne gjithashtu regjistrojmë llojin e shfletuesit dhe sistemin operativ që përdorni. Ne nuk i lidhim adresat IP me informacionet e identifikueshme personale.

Ashtu sikundër shumë faqe të tjera komerciale, faqja e internetit e ASKO-s mund të përdorë një teknologji standarde të quajtur "cookie", për të mbledhur informacione mbi mënyrën e përdorimit të faqes. Cookies fillimisht janë krijuar për të ndihmuar një faqe në internet të dallojë shfletuesin e një përdoruesi si një vizitor i mëparshëm dhe të ruajë dhe memorizojë çdo preferencë që mund të jetë vendosur ndërsa përdoruesi shfletonte faqen më parë. Një cookie është një varg i shkurtër teksti që një faqe mund ta dërgojë në shfletuesin tuaj. Një cookie nuk mund të marrë të dhëna të tjera nga hard disku juaj, të transmetojë viruset e kompjuterit dhe ose të identifikojë adresën tuaj të postës elektronike. Aktualisht, ASKO përdor cookies për të rritur vizitat e përdoruesit; për ruajtjen e sigurt të ID -së dhe fjalëkalimet e një përdoruesi, për personalizimin e faqeve kryesore, identifikimin e pjesëve përbërëse të një faqeje apo faqeje të vizituar ose memorizimin e gjurmëve të zgjedhjeve në një ‘shportë blerjeje’. Gjithashtu, mund të përcaktoni që shfletuesi juaj t'ju informojë kur vendoset një cookie (për udhëzime ju lutemi vizitoni seksionin e ndihmës (Hel) në shfletuesin tuaj). Në këtë mënyrë, ju mund të vendosni nëse doni të pranoni ose jo një cookie.

Ndonjëherë, mund t’ju kërkojmë që vullnetarisht të ndani me ne informacione personale, të tilla si adresa juaj e-mail, për qëllime të tilla si të komunikoni me ne, të regjistroheni në një faqe, të bëni një blerje, të merrni pjesë në një lotari, të regjistroni një produkt të ri ose të merrni pjesë në një sondazh online.

Përdorimi i informacionit

Kur ju ndani informacion me ASKO, të dhënat tuaja persnale, ne mund t'i përdorim për të mësuar më shumë rreth jush. Nëse këtë rast do t'ju kërkohet të pranoni një kusht të tillë, duke ju lajmëruar përmes një dritareje, e cila do t'ju shfaqet gjatë lundrimit në faqen tonë. Ne duam që të mund të zhvillojmë produkte dhe shërbime ekselente, dhe t'ju informojmë në kohë reale për të gjitha produktet, shërbimet dhe ofertat e reja që mund të përbëjnë interes për ju.

Refuzimi i ofertave me e-mail

Kurdoherë, pasi të keni pranuar marrjen e një oferte me e-mail nga ASKO, ju mund të kërkoni të ndërprisni këtë shërbim. Të gjitha ofertat që ju vijnë përmes e-mail nga ASKO do t'ju tregojnë se si të ç’regjistroheni.

Rishikimi i Politikave të Privatësisë

ASKO mund të rishikojë në çdo kohë këtë Politikë të Privatësisë duke përditësuar këtë postim në faqe. Çdo pretendim që lidhet me, dhe për përdorimin e kësaj faqeje dhe materialet e përfshira në këtë faqe rregullohen nga ligjet e Suedisë.

Fëmijët

Ndërsa fushatat e marketingut për produkte të veçanta të ASKO dhe materialet e marketingut mund të shihen dhe nga fëmijët. Ndaj, ne nuk duam asesi të mbledhim të dhëna nga fëmijët. ASKO inkurajon prindërit dhe kujdestarët e tyre që të kalojnë kohë në internet me fëmijët e tyre dhe të marrin pjesë në aktivitetet ndërvepruese të ofruara në faqet që vizitojnë fëmijët e tyre. Asnjë informacion nuk duhet të dorëzohet ose postohet në faqen e internetit të ASKO nga vizitorët nën moshën 18 vjeç pa pëlqimin e prindit ose kujdestarit të tyre.

Rishikimi i Politikave të Privatësisë

ASKO mund të rishikojë në çdo kohë këtë Politikë të Privatësisë duke përditësuar këtë postim në faqe.

Ndaj

Facebook
Twitter
Linkedin