Lavanderia Pro Home

Pro Home - Kujdesi ASKO për lavanderinë

Ne ndjekim rrugën tonë.

Pajisjet e lavanderisë Pro Home, një gamë e gjerë lavatriçesh dhe tharëse rrobash që kombinojnë dizajnin bashkëkohor, linjat e pastra dhe minimaliste, me funksionet e lavanderisë profesionale. Lavatriçet dhe tharëset e rrobave Pro Home kanë dizajn me hapje të plotë ballore, me një njësi të vetme me material inoksi, e rrethuar nga një panel horizontal metali. Ballina, paneli, ekrani dhe përbërësit e tjerë të dukshëm janë dizenjuar në një harmonizim dhe me punime të cilësisë superiore. 
Pro Home Style - Arti skandinav
Modelet Style kanë hapje të plotë ballore me një njësi të vetme dhe material inoksi, e rrethuar nga një panel horizontal metali. Ballina, paneli, ekrani dhe përbërësit e tjerë të dukshëm bien në sy për një përshtatje dhe punim fantasik, ndërsa ekrani shumëngjyrësh me rezulucion të lartë, TFT mundëson shfaqjen më të mirë të mundshme të funksioneve, modaliteteve dhe statusit. Ne nuk bëjmë kompromis me materialet që përdorim. Dorezat dhe butonët janë dizenjuar të gjithë me inoks të punuar me mjeshtëri dhe janë krijuar për t'ju ofruar ndjesinë dhe reagimin më të mirë të mundshëm gjatë përdorimit.
Pro Home Logic - Një zgjedhje logjike
Për modelet Logic jemi fokusuar kryesisht tek linjat minimaliste dhe elegante të dizajnit dhe kanë një përshtatje të kujdesshme të ngjyrave të jashtme të pajisjes me panelin dhe ekranin. Harmonia është primare dhe modelet Logic, të cilat përshtaten për integrime të ndryshme, ku sigurisht dizajni është primar. Kjo është zgjedhja logjike për të gjithë dhe plotëson të gjitha nevojat dhe kërkesat tuaja për një dizajn elegant dhe funksionalitet maksimal.
Pro Home Classic - Një klasike e përjetshme
Modelet e linjës Classic kanë një program për çdo situatë dhe me dy mënyrat përdorimit në dispozicion mund të përshtasni lehtësisht programet për t'i bërë ato më miqësore me mjedisin, ose mund të përzgjidhni një larje intensive. Ndërfaqja është e thjeshtë dhe e lehtë për t’u përdorur dhe ju mund të përzgjedhni programin e dëshiruar përmes çelësave ose butonëve. Ballina, pjesa e jashtme e pajisjes dhe paneli i kontrollit kanë të njëjtin dizajn diskret dhe elegant në ngjyrë të bardhë, i cili i reziston trendeve për shumë kohë.

Veçoritë e lavatriçeve ASKO

Quattro Construction™
Quattro Construction™ është një sistem unik dhe i thjeshtë me katër amortizatorë që transferojnë energjinë dridhëse të kazanit në pllakën e poshtme të pajisjes. Në fakt, i gjithë konstruksioni është vendosur në brendësi të pajisjes dhe rrotullimi edhe në maksimumin e rpm mund të realizohet praktikisht pa dridhje.
Hygienic Steel Seall™
Të gjitha lavatriçeve komerciale, pavarësisht nëse përdoren në hoteleri, sallone bukurie, apo azile kanë një të përbashkët; nuk kanë gomina në pjesën e poshtme të derës. Sigurisht që ka një arsye të mirë për këtë. Eleminimi i gominës në pjesën e derës, e cila me kalimin e kohës mund të degradojë dhe rrjedhimisht mund të grumbullojë shumë papastërti, mundëson një larje me higjienike të rrobave. Zgjidhja jonë Hygienic Steel Seall™ ju lehtëson punën për ngarkimin dhe shkarkimin e rrobave. Të gjitha lavatriçet ASKO ofrojnë zgjidhje jetëgjate dhe të qëndrueshme për derën.
Dizajn skandinav
Eleganca efektive, mjeshtëria dhe cilësisë superiore e punimeve, si dhe materialet natyrale, të gjitha pasqyrojnë gjuhën e dizajnit të ASKO-s. Një rëndësi e veçantë i është kushtuar funksionalitetit. Ne përpiqemi të lehtësojmë jetën, duke mundësuar ndërfaqe miqësore për përdoruesit dhe integrimin e funksioneve praktike. Ne ofrojmë produkte jetëgjata dhe pa probleme, të cilat kënaqin njerëzit për një kohë relativisht më të gjatë.
Super Rinse™
Papastërtitë janë shumë të dëmshme për rrobat tuaja dhe detergjentët nuk janë të mirë për lëkurën tuaj, gjithashtu. Lavatriçet ASKO kanë një funksion shtesë të shpërlarjeje të quajtur Super Rinse™ si masë parandaluese për njerëzit me lëkurë të ndjeshme ndaj detergjentëve. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për vendet me ujë të butë dhe do të thotë që pajisja kryen deri në 7 procese shpërlarjeje.
Line Concept™
Line Concept™ fillon procesin e larjes me sirtarin e detergjentit në të majtë dhe përfundon me butonin Start/Stop/Pause në të djathtë. Niseni me mbushjen e sirtarit të detergjentit, pastaj përzgjidhni cilësimet e dëshiruara nga e majta në të djathtë! Line Concept ™ është e disponueshme tek të gjitha lavatriçet dhe tharëset e rrobave Pro Home™.
Filtra të çmontueshëm
Pedanat në formën e orës me rërë të lëvizshme, e drejtojnë ngarkesën drejt qëndrës së kazanit dhe në mënyrë efektive largojnë papastëritë dhe mbetjet e mëdha, të tilla si rëra apo zhavori, duke i zhvendosur drejt vrimave të mëdha të shtresës së kazanit. ASKO Active Drum™ mundëson një ekuilibër të përsosur, për të garantuar performancën më të mirë të mundshme të larjes dhe shpërlarjes, ndërsa minimizon konsumimin e pëlhurave.

Veçoritë e tharëseve ASKO

Soft Drum™ inoksi
Soft Drum™ është një zgjidhje për të rritur penetrimin e ajrit përreth ngarkesës, duke maksimuar në këtë mënyrë efektin e tharjes së rrobave. Prerjet rrethore dhe të pjerrëta në shtesën e kazanit gjithashtu kanë një efekt zbutës, i cili minimizon konsumimin e pëlhurave. Dizajni i ri i kazanit mundëson një tharje të njëtrajtshme dhe të butë në ngarkesa të vogla dhe të mëdha.
Butterfly Drying™
Kjo parandalon ngjitjen e rrobave dhe minimizon rrudhosjen e tyre. Ne kemi gjetur zgjidhjen ideale për këtë problem, të cilën e kemi quajtur Butterfly Drying™. Dy padana në brendësi të kazanit lëvizin butësisht në formën numrit 8 (tetë), e cila mundëson hapjen e rrobave dhe lejon një qarkullim më të mirë dhe të njëjtrajtshëm të ajrit përmes tyre.
Ne i duam kuzhinetat sferike
Kushinetat sferike janë zgjidhja më e mirë e mundshme. Ato mundësojnë një rrotullim të butë dhe kanë një jetëgjatësi më të madhe, ndaj dhe ne kemi vendosur pesë të tilla tek tharëset e rrobave; një në boshtin e kazanit, dy për të mbështetur kazanin, dhe dy të tjera për të mbështetur motorin e pajisjes.
Ndriçim LED - Për një ndriçim mikëpritës
Të gjitha tharëset tona të linjës Logic dhe Style janë të pajisura me ndriçim të brendshëm LED, i cili mundëson një ndriçim të ngrohtë të kazanit. Është mirë të kesh një pamje të plotë të rrobave edhe në pjesën e pasme të tharëses. Dritarja është gjithashtu e ndriçuar mirë dhe lehtëson punën për ngarkimin dhe shkarkimin e rrobave.
Motor pa karbonçina - Motorë që jetojnë gjatë
Tharëset tona janë të pajisura me motorë shumë cilësore pa karbonçina. Pa karbonçina do të thotë një pjesë më pak, e cila mund të prishet dhe duhet të zëvendësohet dhe redukton në maksimum zhurmën e motorit.
Filtër kondensatori me vetëpastrim
Disa prej tharësëve me pompë nxehtësie kanë një filtër kondenstatori efikas me vetëpastrim. Një zgjidhje shumë e përshtatshme, e cila ju kursen kohë dhe mund. Pajisja pastron automatikisht filtrin e kondensatorit duke e larë atë me ujë.

Dollapët e tharjes nga ASKO

Kapacitet më i madh
Me sirtarë të adaptueshëm dhe 16 metra hapësirë lineare për të nderë rrobat, dollapët e tharjes ju ofrojnë të gjithë komoditetin e një linje rrobash brenda shtëpisë! Kjo do të thotë që edhe në kushtet e një moti me shi dhe ditët e ftohta me dëborë, ju mund të thani rrobat tuaja pa më të voglin problem.
Dollapë e tharjeje me pompë nxehtësie
Dollapët e tharjes me pompë nxehtësie konsumojnë më pak energji, por janë më efiçente në tharje. Me një kapacitet tharjeje prej 22 gr/min, ata thajnë një ngarkesë prej 4 kg në vetëm 90 minuta, ndërsa konsumi i energjisë është vetëm 0.3 kWh. Dollapi është një sistem tërësisht i mbyllur, që do të thotë se nuk është e nevojshme instalimi i një tubi për shkarkimin e ajrit. Lagështira kondensohet gjatë procesit të tharjes, ndërsa uji që formohet shkarkohet në një rezervuar uji të lëvizshëm ose duke e lidhur me një shkarkues uji.
Më pak rrëmujë
Me dollapin e tharjes së rrobave, ju mund të thani trikot, këmishat, palltot, këpucët, dorezat dhe shumë rroba të tjera të familjes tuaj rregullisht dhe në mënyrë më të organizuar. Një mënyrë fantastike për t’u kujdesur për rrobat e familjes tuaj, duke e mbajtur shtëpinë të pastër dhe të rregullt gjatë gjithë kohës.
 
Than gjithçka
Nuk janë vetëm çizmet e llastikut që mund t’i thani në një dollap tharjeje. Këpucët e lëkurës rekomandohet që të pushojnë pas çdo përdorimi, në mënyrë që të eleminohet lagështira e tepërt. Nëse i përdorni para se të jenë tharë plotësisht, forma dhe shtresat e brendshme do të prishen dhe do të humbasin formën e tyre. Thjesht vendosini në dollapët e tharjes sapo të ktheheni nga puna dhe do t’i keni gati për shëtitjen tuaj të darkës, pas jo më shumë se një ore.

Ndihmësit e fshehur ASKO

Më shumë hapësirë për lavanderinë tuaj
Keni probleme për të gjetur një hapësirë të përshtatshme për tavolinën e hekurit. Keni menduar për një hapësirë të ndërmjetme mes lavatriçes dhe tharëses? Ne po! Pikërisht kjo është zgjidhja më e thjeshtë e mundshme. Një zgjidhje e mirëmenduar, e cila është gjithmonë dispozicionin tuaj sa herë që mund t’ju duhet të hekurosni rrobat, por që mund ta ruani të sigurt dhe të mos duket pasi ta keni përdorur.
Raft i lëvizshëm
Një kosh rrobash me tërqje dhe lehtësisht i arritshëm nga tharësja që mbyllet dhe hapet me opsionin e shtyj-tërhiq, me një raft të madh të lëvizshëm. Kjo është një zgjidhje ideale për heqjen e rrobave dhe transportimin e tyre për palosje, zhvendosjen e tyre tek tavolina e hekurosjes ose transportimin e tyre në dollap.
Ngarkim dhe shpalosje më e thjeshtë
Sirtari i fshehur me tërheqje ua lehtëson punën për ngarkimin dhe shkarkimin e rrobave nga pajisja. Do të mahnineti me prakticitetin dhe lehtësirat që ju ofron. Ne e quajmë ‘single’ për kujdesin e lavanderisë.
 
Ergonomi dhe ruajtje e përmirësuar
Një sirtar praktik me lartësi 30 cm. Një hapësirë ideale për të vendosur detergjentët, zbutësit, varëset e rrobave, manualët e përdorimit dhe sende të tjera të nevojshme për lavanderinë tuaj. Vendoseni në hapësirën ndërmjetme mes lavatriçes dhe tharëses së rrobave dhe përshtateni lartësinë ideale sipas preferencace tuaja, e cila do t’ju lehtësojë punën për vendosjen dhe heqjen e rrobave nga pajisjet. Sirtari vjen, gjithashtu, dhe në opsionin me një raft, i cili mund t’ju ndihmojë të ngarkoni dhe shkarkoni rrobat nga pajisja.

Ndaj

Facebook
Twitter
Linkedin