ASKO Elements

Pajisje luksoze për kuzhinën tuaj - Elementët e dizajnit

Katër elementë; uji, toka, ajri dhe zjarri u referohen forcave që krijojnë universin tonë. Në kontekstin skandinav këto elementë do t’i gjeni tek vullkanët me erupsion, gejzerët, erën ulëritëse të perëndimit, lumenjtë e zhurmshëm, detin e thellë në ngjyrë blu, shkëmbinjtë e thepisur dhe mineralet e ndryshme.

Pikërisht këto elementët kanë shërbyer si burim frymëzimi për të krijuar një gamë të madhe pajisjesh elektroshtëpiake të cilësisë superiore. Dizajni, cilësia, jetëgjatësia dhe kontrollet intuitive janë tiparet kryesore të gamës së re të produkteve tona, të cilat përfshijnë të gjitha pajisjet e gatimit, pianurat me vatra Vulcano për gatimet me wok dhe zgjidhjet e integruara të gatimit me avull. 

Furra efiçente nga ASKO Elements

Avull i pastër
Furrat Combi me avull kanë një sistem unik të gjenerimit të avullit, i cili prodhon avull të pastër. Kjo mundësohet nga sensori special, i cili përcakton sasisë ekzakte të ujit, dhe seperatori, ku ndahet avulli i pastër dhe uji i kondensuar. Avulli i konsensuar lëviz në fund të furrës dhe pasi ngrohet shndërrohet sërish në avull. Kjo mundëson një proces gatimi vetëm me avull.
Gatim me avull
Zbuloni shije të reja duke kombinuar gatimin me avull me atë me pjekje ose gatuani ushqime të shëndetshme, duke përdorur vetëm avull. Kjo mundëson ruajtjen e të gjitha kripërave, mineraleve, aromave unike, ngjyrën dhe strukturën e produkteve. Mishi, peshku dhe perimet mund të gatuhen njëkohësisht: thjesht duhet të programoni kohën e gatimit, varësisht ushqimit që merr më kohë, pa u shqetësuar se mund të tejkaloni masën e pjekjes.
Pastrim pirolitik
Ashtu sikundër enët e tjera të gatimit edhe furra ka nevojë për pastrim të rregullt. Për këtë ju vjen në ndihmë furra pirolitike ASKO Elements. Sistemi i pastrimit pirolitik ngron brendësinë e furrës në një temperaturë që arrin deri në 465 °C, duke djegurçdo yndyrë dhe mbetje ushqimi. Si rezultat, furra pastrohet plotësisht, me vetëm pak hi për t’u fshirë me një leckë të lagur. Për rezultate më të mira programin e pastrimit pirolitik mund ta përdorni dhe për pastrimin e tavës së pjekjes.
Gatim me një prekje
Furrat “ASKO Elements” vijnë me një koncept dhe filozofi unike ndërveprimi, e cila bazohet në ekranin TFT me prekje, ku të gjitha funksionet dhe programet që përdoren me shpesh, janë lehtësisht të aksesueshme. Ndërfaqja është shumë e thjeshtë dhe mjaft tërheqëse, dhe më kryesorja ju nxit vazhdimisht të eksploroni të gjitha veçoritë dhe funksionet e furrës. Kjo furrë është mënyra më e mirë dhe më e zgjuar për të përmirësuar gatimet tuaja.
Gatim perfekt me ASKO
Forma karakteristike e harkuar, e frymëzuar nga gjeneratat e furrave me dru, është një prej tipareve kryesore të furrave ASKO. Forma me pjesën e sipërme të harkuar dhe pjesët anësore e të pasme plotësisht të sheshta mundëson qarkullim të njëjtrajtshëm të ajrit të ngrohtë. Për të maksimizuar efektin e shpërndarjes, zgavra dhe tavat janë të veshura me një shtresë cilësore smalti, e cila absorbon dhe reflekton nxehtësinë. Gatim perfekt në çdo përdorim.
Pjekje “PRO Roast”
Në fillim mishi piqet në temperaturë shumë të lartë me ndihmën e ajrit të nxehtë dhe nxehtësisë së rezistencës së sipërme. Më pas piqet ngadalë në një temperaturë më të ulët, të paracaktuar dhe duke përdorur nxehtësinë e sipërme dhe atë të poshtme. Mbi sipërfaqen e mishit, mishit të pulës dhe peshkut krijohet një kore krokante në ngjyrë të artë, ndërsa në brendësi mishi është i butë dhe shumë i shijshëm.
 
Furrat XL dhe XXL
Furrat me madhësi 60 cm kanë kapacitet që arrin deri në 73 litra dhe mundësi pjekjeje deri në 5 nivele njëkohësisht. Ju kursejnë kohë dhe para, konsumojnë më pak energji dhe mbrojnë mjedisin. Furrat e kombinuara, gjithashtu ofrojnë të njëjtat benefite, por me kapacitete deri në 50 litra dhe mundësi pjekjeje me 3 nivele njëkohësisht. Një prej furrave më të mëdha në treg është dhe ajo me madhësi 45 cm.

Pianurat ASKO Elements

Fusion Volcano Wok™
Fusion Volcano Wok™ është totalisht ndryshe nga shumë prej vatrave të tjera për gatimet me wok. Gjeneron më shumë nxehtësi, të cilën e drejton në mënyrë më efektive në pjesën e poshtme të enës dhe jo në pjesët anësore. Ajo, gjithashtu, ruan temperaturën e lartë edhe kur shtoni përbërës të tjerë të freskët në tigan. Transferimi i menjëhershëm i nxehtësisë do t'ju ndihmojë të gatuani ushqime fantastike me wok në shtëpinë tuaj.
Kontroll perfekt
Të gjithë vatrat e gazit të linjës ASKO Elements janë të pajisura me opsionin e ndezjes automatike. Mjafton të shtypni çelësin e kontrollit dhe ta lëvizni në drejtimin e kundërt të akrepave të orës. Një përzgjedhje e pianurave ASKO Elements me gaz, janë të pajisura me funksionin unik të programimit individual të vatrave. Funksioni individual i programimit planifikon fikjen automatike të një ose disa vatrave në mënyrë të pavarur. Një sinjal akustik do t’ju lajmërojë për fikjen e vatrës, menjëherë pas përfundimit të procesit.
Duo Fusion™ me gaz/induksion
Pianurat ASKO me funksione të dyfishta, Duo Fusion™ me madhësi 90 cm, kombinojnë dy burime energjie; atë me induksion dhe Fusion Volcano Wok™. Të dy këto mënyra kombinohen në një xham qeramike me trashësi 6 mm. Pianura e parë kujdeset për të apasionuarit e gatimeve me gaz dhe induksion në një pajisje të vetme. Duo Fusion™ është e disponueshëm në dy versione; me xham të zi dhe çelës për komandimin e vatrës së gazit dhe kontroll me prekje me rrëshqitje për pianurën me induksion. Modeli tjetër, HIG1944MB, ka një syprinë në ngjyrë të zezë mat elegante dhe kontroll me prekje Easy Dial™ edhe për pianurën me gaz.
 
Gatim pa limite
Tani mund të dizenjoni pianurën ideale duke përdorur ASKO Dominos. Mund t’i vendosni pranë njëra-tjetrës ose mund t’i kombinoni me një pianurë më të madhe me gaz ose induksion. Variantet ‘Dominos’ mundësohen me induksion ose gaz, me 2 vatra dhe me 1 vatër Fusion Volcano Wok™. Nëse pëlqeni gatimet me wok, por preferoni t’i gatuani me induksion, mund të zgjidhni 1 vatër për gatim me wok me induksion. Për të eksploruar kuzhinën aziatike mund t’ju ofrojmë një teppanyaki dhe një skarë të thellë.

Aspiratorët ASKO Elements

Aspiratorë për kuzhina të hapura
Kuzhinat e hapura janë shumë në modë dekadën e fundit, por ato kanë nevojë për aspiratorë të fuqishëm dhe të qetë në punim. ASKO mundëson disa variante aspiratorësh ishullorë dhe muralë, të cilët përshtaten me çdo kuzhinë moderne. Gama e re e aspiratorëve ASKO Elements me linjat tyre elegante dhe xhamin e zi me nuanca perle, të kombinuara me shumë mjeshtëri me profile inoksi, padiskutim që do të jenë ‘xhevahirët’ e kuzhinës tuaj të re elegante.
Amortizatorë cilësorë
Amortizatorët cilësorë mundësojnë lëvizje më të butë të xhamit të aspiratorit gjatë hapjes dhe mbylljes për aksesimin e folesë së filtrave. Filtrat mund të pastrohen lehtësisht. Mund t’i lani edhe në lavastovilje.
Projektuar me kujdes
Aspiratorët ASKO Elements janë projektuar me shumë kujdes dhe me materiale cilësore e rezistente. Çdo detaj është kuruar me shumë kujdes dhe mjeshtëri. Aspiratorët ASKO janë të pajisur me motorë të fuqishëm dhe cilësorë pa karbonçina, kanë efikasitet të lartë thithjeje, me kapacitete që arrijnë 926 m³/orë. Për një filtrim më të mirë të avullit dhe tymit, zona e shkarkimit është përqëndruar kryesisht në skajet e filtrave. Janë shumë efikasë edhe në nivele të ulëta shpejtësie dhe kanë një punim shumë të qetë dhe efiçencë të jashtëzakonshme energjie.
 
Të fuqishëm dhe të qetë
Falë motorëve efikasë pa karbonçina, aspiratorët ASKO Elements kanë aftësi shumë të mira thithjeje dhe nivel shumë të ulët zhurme edhe në nivele maksimale shpejtësie.

Sirtarë ngrohës ASKO Elements

Sirtar ngrohës
Zgjeroni gamën e mundësive dhe kombinimeve me sirtarët ngrohës ASKO Elements, të cilët mund t’i përdorni për të ngrohur pjatat dhe filxhanët ose për gatime të ngadalta.
Sirtar vakumi
Sirtari i vakumit ASKO Elements ofron mundësi unike për përgatitjen e gatime të avancuara në shtëpi. Sirtari është i lartë 14 cm dhe është bashkë-dizenjuar për t’u instaluar me furrat e kombinuara me avull, Combi 45 dhe 60 cm të së njëjtës gamë. Sirtari mund të përdoret për përgatitjen e ushqimeve për gatime sous-vide, por edhe për të ruajtur, paketuar ose ndarë e ushqimet.
Sous-vide dhe vakum
Teknika e gatimit sous-vide përfshin paketimin e ushqimit në qese speciale vakumi dhe pastaj gatimin e tij me avull në temperatura 40 - 100 ° C. Falë qeseve speciale të vakumit, ushqimi ruan aromat, ngjyrat dhe strukturën natyrale dhe të gjitha vitaminat dhe mineralet kryesore. Ushqimi i gatuar në qese me vakum ka nevojë për shumë më pak kripë se ushqimet e gatuara në mënyrë tradicionale.
 
Elegantë dhe modernë
Sirtarët e ngrohjes ASKO Elements përfaqësojnë të njëjtën filozofi të dizajnit elegant të gamës së furrave Elements. Për të përmirësuar maksimalisht potencialet e gatimit, sirtari mund të vendoset poshtë furrës me avull, furrës pirolitike ose furrës Combi. Pse të ringrohni ushqimin, kur thjesht mund ta ruani të ngrohtë në sirtarët ngrohës të serisë Elements?!

Ekspresë "ASKO Elements"

Integrim i përsosur
Shija fantastike e kafesë nuk arrihet vetëm nga cilësia e produktit të përgatitur nga pajisja, por dhe nga pamja e saj. Ekspresët e serisë ASKO Elements janë bashkë-dizenjuar në mënyrë të përsosur me pajisjet e tjera Elements dhe janë harmonizuar me elegancë me furrat në madhësi 45 dhe 60 cm. Ekspresin mund ta nxirrni lehtësisht dhe pasi të keni përgatitur kafenë, mund të aksesoni hapësirat e veçanta për ruajtjen e kafesë së pabluar dhe asaj të bluar, përfshirë dhe raftin e filxhanëve, i cili është vendosur në krah të pajisjes.
Qumësht kremoz
Shkuma perfekte e qumështit arrihet në temperaturë rreth 60 °C në raportet 2/3 shkumë dhe 1/3 qumësht. Për kremozitet perfekt, shkuma duhet të jetë në formën e mikroflluskave. Një kafe ekspreso të përgatitur në mënyrë të përsosur.
“My coffee”
Me opsionin e kafesë së personalizuar, “My coffee” ju mund të përcaktoni mënyrën e përgatitjes së kafesë sipas preferencave tuaja. Për shembull, mund të përcaktoni sasinë e qumështit dhe të kafesë për kapuçinon tuaj ose mund të përcaktoni nivelin e dëshiruar të shkumës së qumështit. Perfekte për familjet me shije të ndryshme për kafenë.
 
Përshtatje e nivelit të bluarjes
Varësisht llojit të kafesë mund të ndryshoni shijen e pjekjes, aromën dhe aciditetin. Ekspresët ASKO Elements përshtasin automatikisht nivelin e bluarjes me llojin e kafesë së përdorur. Ose mund ta përshtasni manualisht deri në 13 nivele të ndryshme bluarjeje.

Koleksioni "ASKO Elements"

Broshura ASKO Elements

Ndaj

Facebook
Twitter
Linkedin