Gjithçka ju duhet për lavanderinë
Në ditët e sotme ne përdorim rroba me lloje të ndryshme materialesh dhe në të shumtën e rasteve materiale me përzierje. Rrjedhimisht, e kemi shumë të vështirë që të zgjedhim programin e duhur për larjen e rrobave. Ne i kemi thjeshtuar proceset dhe kemi krijuar një sërë programesh për lloje të ndryshme rrobash dhe materialesh.
Programi i larjes - Setet e çarçafëve
Një larje e përjavshme e mbulesave dhe shtresa të krevatit eleminon tërësisht mbetetjet e lëkurës dhe çimkat e pluhurit, të cilat mund t’ju shkaktojnë alergji. Përdoret për larjen e mbulesave dhe shtresave të ndryshme, këllefeve të jastekëve dhe seteve të çarçafëve. Ky program përdor sasi shumë më të madhe uji dhe cikle shtesë shpërlarjeje.
Programi i larjes - Quick Pro
Një program larjeje i shpejtë, por shumë efiçent. Programi mundëson një proces larjeje të butë dhe shpejtësi të reduktuar të rrotullimeve dhe zgjat më pak se një orë.
Programi i larjes - Jeans
Jeans janë materiale shumë rezistente që duan kujdes të veçantë gjatë larjes. Programi për Jeans pastron totalisht palat e pantallonave, duke përdorur temperaturë dhe shpejtësi të reduktuar rrotullimesh. Përveç kësaj, për të garantuar eleminimin e plotë të mbetjeve të detergjentëve edhe në pjesën e palave, kemi shtuar sasinë e ujit që përdoret gjatë procesit të larjes, e cila eleminon njollat e mundshme të detergjentit.
Programi i larjes - Hygiene
Programi higjienik është ideal për situata kur nevojitet një larje e thellë dhe higjienike. Një program ideal për të apasionuarit e gatimeve të sofistikuara në shtëpi, të cilëve u duhet të lajnë përparëset dhe peshqirët e kuzhinës dhe rroba të tjera me njolla ushqimesh dhe produktesh të papërpunuara. Është ideal edhe për larjen e rrobave të foshnjeve, shtresave dhe mbulesave si dhe rrobave të individëve me lëkurë të ndjeshme dhe që vuajnë nga alergjitë e lëkurës. Për këtë të fundit, ne ju rekomandojmë që të ktheni rrobat nga ana tjetër, pasi programi pastron plotësisht çdo mbetje nga produktet e lëkurës. Programi kombinon frekuenca më të gjata ngrohjeje dhe programe shtesë shpëlarjeje.
Programi i larjes - Veshje sportive
Një program larjeje për rrobat me membranë, të tilla si rrobat e papërshkueshme nga uji dhe materialet sistetike që kërkojnë kujdes të butë. Ky program është ideal edhe për veshjet sportive me materiale të përziera. Programi është i shkurtër dhe përdor më pak shpërlarje për të reduktuar konsumimin e materialeve të papërshkrueshme nga uji.
Programi i larjes - Këmishat
A ju ka ndodhur të përballeni me vështirësi të ndryshme për pastrimin e jakave dhe mëngëve të këmishave? Nëse po, duhet të provoni patjetër programin e larjes së këmishave. Një program delikat, por efektiv, ku pajisja përdor më shumë ujë dhe procese të përsëritura shpërlarjeje për të pastruar edhe zonat e trasha të këmishës.
Programi i larjes - Rrobat e errëta
Një program ideal për rrobat më ngjyrë të zëzë/errëta. Eleminon rrezikun e mbetjeve dhe njollave të detergjentit. Ky program përdor procese shtesë shpërlarjeje, ndërsa veprimi i ulët mekanik dhe shpejtësia e reduktuar e rrotullimeve ndihmojnë për një larje të butë dhe shpërlarje totale të rrobave të zeza/errëta.
Programi i larjes - Kondicionimit
Një program i shkurtër larjeje që ndihmon në forcimin e agjentëve hidroizolues të pëlhurave. Përdoret vetëm ujë i ftohtë dhe veprimi mekanik mbi rrobat është shumë i ulët. Për rrobat me agjentë hidroizolues.

Pajisje ASKO për lavanderinë

Pajisje ASKO për lavanderinë

Ndaj

Facebook
Twitter
Linkedin