Mënyra më e shkurtër për një larje perfekte
Në një program larjeje parametra të ndryshëm përshtaten automatikisht për të mundësuar, për shembull, një larje më të shpejtë, me më pak zhurmë dhe duke përdorur energjinë në mënyrë më efikase ose më intensive. Modelet Style kanë 6, Logic 5 dhe Classic 3 programe.
Larje Normale
Larje normale do të thotë 0 ndryshime në programin e larjes. Uji, energjia dhe koha e mjaftueshme përdoren efektivisht për të garantuar një rezultat të përsosur larjeje për rroba me një nivel normal papastërtie.
Larje Ekologjike
Nëse dëshironi të kurseni ujë dhe energji, atëherë zgjedhja është programi ekologjik. Për një rezultat më të mire larjeje dhe shpëlarjeje, megjithatë reduktoni konsumin e energjisë, ndërsa secila fazë e programit zgjatet në kohë. Koha totale e programit të larjes do të jetë më e gjatë në krahasim me programin normal të larjes.
Larje Alergjike
Kjo mënyrë larjeje shton sasinë e ujit që përdoret për të eleminuar të gjitha mbetjet e mundshme të detergjentit. Kjo mënyrë larjeje përdor më shumë ujë dhe energji, ndërsa koha e larjes është më e madhe dhe garanton performancë më të mirë larjeje dhe shpërlarjeje. Temperatura e përzgjedhur ruhet në nivele konstante për një kohë relativisht më të gjatë.
Larje E shpejtë
Mënyra e shpejtë e larjes mundëson rezultate perfekte larjeje dhe shpërlarjeje në një kohë më të shkurtër. Për të garantuar një larje dhe shpërlarje perfekte, programi përdor më shumë ujë dhe energji.
Larje Intensive
Kjo mënyrë larjeje shton sasinë e ujit që përdoret për të eleminuar të gjitha mbetjet e mundshme të detergjentit. Përdoret më shumë ujë dhe energji, ndërsa koha e larjes është më e madhe dhe garanton performancë më të mirë larjeje dhe shpërlarjeje. Temperatura e përzgjedhur ruhet në nivele konstante për një kohë relativisht më të gjatë.
Larje Night
Përdorni larjen për natën kur nuk doni që lavatriçja të bëjë zhurmë gjatë procesit të larjes. Lëvizjet e kazanit janë më të lehta dhe programi i centrifugës përdor më pak rrotullime për minutë (RPM). Një mënyrë larjeje e zgjatur në kohë për një larje të përsosur të rrobave.

Pajisjet ASKO për lavanderinë

Pajisjet ASKO për lavanderinë

Ndaj

Facebook
Twitter
Linkedin