Lavatriçet dhe tharëset e rrobave STYLE – Arti skandinav në shtëpinë tuaj
Modelet e linjës Style janë me hapje të plotë ballore, kanë material 100 % inoksi, linja të thjeshta dhe dizajn elegant. Ballina, paneli i kontrollit, ekrani dhe komponentët e tjerë janë harmonizuar në mënyrë perfekte. Ekrani shumëngjyrës TFT mundëson një paraqitje grafike elegante të funksioneve, mënyrave dhe statusit. Nuk kemi bërë asnjë kompromis me cilësinë e materialeve që ne përdorim, prandaj të gjitha dorezat dhe butonët janë punuar me shumë kujdes me materiale inoksi dhe janë dizajnuar për të ofruar ndjesinë dhe reagimin më të mirë të mundshëm gjatë përdorimit.