Merrni maksimumin nga pianurat
Nga përgatitja e mëngjesit deri në përgatitjen e snaks në darkë vonë pianura përdoret gjatë gjithë ditës. Ajo duhet të jetë e shpejtë, efiçente dhe e thjeshtë për t’u mirëmbajtur. Pianurat ASKO me induksion, qeramikë dhe gaz ofrojnë liri dhe fleksibilitet maksimal në kuzhinë.
Ndërveprim intuitiv me Easydial™
Funksioni Easydial™ është një mënyrë jashtëzakonisht e shpejtë për komandimin e pianurës tuaj. Rrëshqitja e gishtit në drejtim të akrepave të orës rrit nivelin e nxehtësisë, ndërsa lëvizja në drejtim të kundërt redukton nivelin e nxehtësisë. Intuitive, dizajn elegant dhe inteligjent. Kjo është pianura ASKO.
Njohje automatike e enës
Nëse ena ndodhet mbi një zonë gatimi, kontrolli shoqërues ndriçon zonën dhe menjëherë aktivizohet opsioni i pritjes. Mjafton të përcaktoni nivelin e temperaturës. Përdorimi i pianurës është më intuitiv, ndërsa ju e dini saktësisht se cilës njësi kontrolli i përket një zonë gatimi. Sapo largoni enën nga zona e gatimit, ajo fiket automatikisht dhe riaktivizohet sërish sapo vendosni enën mbi zonën e gatimit.
Pa flakë, pa gaz!
Nëse flaka shuhet nga, për shembull, kullimi i ujit që vlon, furnizimi me gaz ndërpritet menjëherë.
 
Hapësirë e zgjeruar me Bridge Induction™
Zonat fleksibël Bridge Induction™ të ASKO-s ju lejojnë të bashkoni dy zona gatimi për të krijuar një zonë më të madhe. Me opsionon Bridge Induction™ ju mund të krijoni një hapësirë ideale për enë me të mëdha dhe ju mundëson një pafundësi opsionesh.
Vatrat wok më efiçentet në treg
Nxehtësia tek vatrat Fusion Volcano Wok™ përqendrohet në qëndër të tiganit. Ndërsa vatrat e tjera të enëve wok lejojnë një shpërndarje të nxehtësisë, vatrat Volcano për gatime me wok orientojnë flakën në qendër të tiganit. Ena nxehet më shpejt dhe ruan të njëjtin nivel temperature edhe pasi të jenë shtuar përbërës të tjerë të freskët. Përveç flakës efektive në brendësi, vatra gjithashtu ka një burim të jashtëm flake që mund të ndizet veçmas.
Syprina lehtësisht të pastrueshme
Linja e re “Craft” e pianurave të gazit me inoks janë të pajisura me një shtresë që pastrohet lehtësisht, Easy Clean. Kjo veshje është krijuar posaçërisht për të lehtësuar pastrimin e suporteve të inoksit. Veshja funksionon si një shtresë shumë e hollë qelqi, e cila nuk lejon që pikat e vajit, gjalpit ose përbërësve të tjerë të ngjiten mbi sipërfaqen e pianurës dhe rrjedhimisht eleminon papastërtitë.
Suporte gazi gize dhe inoksi
Të gjitha pjanurat tona të gazit janë të pajisura me mbështetëse shtesë dhe solide gize. Ato ofrojnë një mbështetje të përsosur dhe të sigurtë edhe për tenxheret dhe tiganët shumë të rëndë, si dhe hiqen lehtësisht kur pastroni pianurën.

Pianurat ASKO

Ndaj

Facebook
Twitter
Linkedin