Larje e thjeshtë
Kemi krijuar një program të veçantë për larjen e enëve dhe plotësimin e të gjitha nevojave tuaja. Zgjidhni programin që ju përshtatet për çdo situate dhe shtypni ‘Start’!
Larje 'Quick Pro'
Një program i frymëzuar nga lavastoviljet profesionale ku shpejtësia është çelësi i suksesit. Programi “Quick Pro Wash” është ideal për rastet kur ju doni të përdoni të njëjtat enë, gota, filxhanë dhe servise disa herë gjatë festës.
Hygiene
Programi ‘Hygiene’ mund të përdoret për një pastrimin efektiv të shisheve të bebeve dhe sendeve të tjera, të cilat duhet të jetë shumë të pastra. Për të parandaluar zhvillimin e baktereve dhe për të eleminuar aromat e dërrasës së prerjes, për shembull, temperatura e larjes kryesore dhe shpërlarjes është 70 °C. Kjo është gjithashtu ideale për pastrimin të kavanozëve të reçelit dhe glikove. Rezultate fantastik për enë të pastra dhe higjienike.
Plastic
Një program i krijuar për larjen e enëve plastike në lavastovilje. Falë programit Turbo Drying Express™ edhe sendet plastike thahen plotësisht. Ky program përdor një cikël shumë të gjatë tharjeje.
Vetë-pastrim
Programi i vetëpastrimit pastron kazanin, rezervuarin e riciklimit të ujit dhe sistemin e sprucimit. Pastrimi i rregullt është thelbësor për performancën e larjes së enëve dhe për jetëgjatësinë e pajisjes. Ju rekomandojmë përdorimin e detergjentëve standardë, acidit limonit ose një agjenti të posaçëm për larjen e enëve.
Eco
Programi Eco pastron enët me një nivel normal ndotjeje dhe është programi më efektiv për nivelin e konsumit të energjisë dhe konsumin e reduktuar të ujit. Zgjidhni opsionin e temperaturës së lartë, ‘High Temperature’ për të aksesuar programin e përdorur, me qëllim përpilimin e informacionit për konsumin e energjisë.
Gjysëm ngarkesë
Programi i larjes në koshin e poshtëm është ideal veçanërisht për larjen e pjatave dhe serviseve në koshin e poshtëm. Enët paksa të ndotura mund t’i vendosni edhe në koshin e sipërm. Nëse keni filxhanë dhe gota që duhen larë në koshin e sipërm, ju rekomandojmë të përdorni programin e larjes me gjysëm ngarkese në pjesën e sipërme të pajisjes. Enët paksa të ndotura mund t’i vendosni në shportën e poshtme.
Larje normale
Programi normal i larjes është ideal për përdorim të përditshëm, veçanërisht për larjen e pjatave, serviseve dhe gotave pas një darke me miqtë tuaj. Programi pastron mbetjet e thata të enëve dhe pastron tenxheret dhe tiganët. Një program ideal për rezultate maksimale shpërlarjeje.
Program i përditshëm
Një program i fuqishëm dhe i shpejtë (më i shkurtër se programi Normal), që heq mbetjet e thata nga enët dhe siguron rezultate maksimale shpërlarjeje.
Rinse and Hold
Përdorni programin ‘Rinse and Hold’ për larje të menjëhershme të pjatave tuaja, ndërsa prisni që lavastovilja të ngarkohet plotësisht.
 
Programi “Crystal”
Ky program rrit gradualisht temperaturën e ujit dhe më pas e ruan atë në mënyrë konstante, me një ndryshim minimal vetëm ±1 ° C. Mjafton të vendosni gotat e kristalta në mbajtësen e sigurtë të gotave të verës në koshin e sipërm. Tani mund t’i lani gotat e kristalta në lavastoviljet ASKO dhe jo me dorë.

Veçoritë e lavastoviljes – Merrni maksimumin nga lavastovilja juaj

Rezultatë të jashtëzakonshme larjeje me lavastoviljet ASKO
Lavastoviljet ASKO shquhen për rezultatet të jashtëzakonshme larjeje. Sekreti fshihet është sistemi i shpërlarjes, i dizenjuar dhe testuar me kujdes, dhe që përfshin 11 zona sprucimi*, të cilat mbulojnë çdo cep të kazanit të lavastoviljes. Çdo kosh ka sistemin e tij të shpërlarjes, dhe në koshin e mesit janë vendosur Twin Tubes™, një zonë e dedikuar për sprucimin e enëve në koshin e mesit.

Ndaj

Facebook
Twitter
Linkedin