Merrni maksimumin nga furra juaj
Kemi mësuar shumë që kur kemi nisur punën për prodhimin e furrave të para dhe tani gama jonë e furrave përfshin shumë përmirësime dhe një pafundësi zgjidhjesh. Këtu kemi mbledhur disa prej veçorive të shumta të një furre ASKO.
Gatim me avull
Furrat Combi me avull janë të pajisura me një sistem unik të gjenerimit të avullit të pastër. Kjo mundësohet nga një sensor special, i cili mat presionin e furrës dhe përcakton sasinë e saktë të ujit, dhe aktivizon seperatorin ku ndahet avulli i pastër dhe uji i kondensuar. Avulli i kondensuar lëviz në fund të furrës dhe pasi ngrohet shndërrohet sërish në avull. Kjo mundëson gatim të plotë me avull dhe jo pjekje.
Furra me kapacitet XXL
Furrat me madhësi 60 cm kanë kapacitet që arrin deri në 73 litra dhe mundësi pjekjeje deri në 5 nivele njëkohësisht. Ju kursejnë kohë dhe para, konsumojnë më pak energji dhe mbrojnë mjedisin. Furrat e kombinuara, gjithashtu ofrojnë të njëjtat benefite, por me kapacitete deri në 50 litra dhe mundësi pjekjeje me 3 nivele njëherësh. Një prej furrave më të mëdha në treg është dhe ajo me madhësi 45 cm.
Pastrim pirolitik
Ashtu sikundër enët e tjera të gatimit edhe furrat ka nevojë për pastrim periodik. Por, për këtë ju vjen në ndihmë furra pirolitike ASKO Elements. Sistemi i pastrimit pirolitik ngron furrën në temperaturë që arrin deri në 465 °C, duke djegur çdo yndyrë dhe mbetje ushqimi. Si rezultat, furra pastrohet plotësisht, me vetëm pak hi, të cilin mund ta fshini me një leckë të lagur. Për rezultate më të mira programin e pastrimit pirolitik mund ta përdorni dhe për pastrimin e tavës së pjekjes.
Gatim i ndihmuar nga avulli
Funksionet Combi të gatimit me avull mundësojnë që avulli të shpërndahet në intervale të rregullta. Përdorimi i kombinimit të gatimit me avull dhe gatimi koncencional është një mënyrë e mirë për të përmirësuar transferimin e nxehtësisë dhe pjekjen e ushqimit. Avulli mundëson një ngrohje më efikase dhe parandalon dehidratimin e ushqimit, duke mundësuar gatime më të shijshme. E dobishme veçanërisht kur gatuani mish dhe pulë, për shembull.
Rigjeneroni gatimet tuaja
Kjo mënyrë përdoret për të ngrohur butësisht ushqimet e gatuara më herët. Përdorimi i avullit ndihmon në ruajtjen e cilësisë së gatimeve. Shija dhe cilësia ruhen sikur të jenë gatuar në çast. Ky funksion është veçanërisht i përshtatshëm për pjesën më të madhe të gatimeve. Mund të 'rigatuani' disa ushqime njëherësh.
Gatime automatike komode
Fillestarët dhe profesionistët mund të përfitojnë nga programet automatike të gatimeve. Përmes një morie zgjedhjesh ju mund të realizoni receta specifike gatimi, thjesht duke përcaktuar sasinë ose peshën dhe nivelin e dëshiruar të pjekjes. Furra përcakton automatikisht funksionin e nevojshëm dhe kohën e gatimit.
Aqua Clean
Kurseni kohë dhe përpjekje duke përdorur funksionin Aqua Clean për pastrimin e njollave dhe mbetjeve të ushqimit në furra. Shtoni pak ujë në tavën e pjekjes dhe vendoseni në nivelin më të ulët. Pas 30 minutash, mbetjet e ushqimit dhe shtresa e smaltit të furrës do të jenë zbutur dhe do ta keni shumë të thjeshtë për ta pastruar me një leckë të lagur.
Gatim me shumë procese
Gatimi me shumë procese ju lejon të kombinoni deri në tre funksione në një proces të vetëm gatimi. Zgjidhni funksionet dhe cilësimet e ndryshme në dispozicion për të kompozuar procesin e gatimit sipas preferencës tuaj.
Gatim perfekt me ASKO
Forma karakteristike e harkuar është një prej tipareve kryesore të furrave ASKO, e frymëzuar nga gjeneratat e furrave me dru. Forma, me pjesën e sipërme të harkuar dhe pjesët anësore e të pasme plotësisht të sheshtë, mundëson qarkullim të njëjtrajtshëm të ajrit të nxehtë. Për të maksimizuar efektin e shpërndarjes, zgavra dhe tavat janë të veshura me një shtresë cilësore smalti, e cila absorbon dhe reflekton nxehtësinë. Gatim perfekt në çdo përdorim.
Pjekje në disa nivele njëherësh
Shefat e kuzhinës përdorin gjithmonë mënyra të ndryshme gatimi për t'i shtuar më shumë shije gatimeve të tyre. Ata zakonisht përdorin gatimin në temperaturë të ulët për një kohë më të gjatë dhe një pjekje e shpejtë. Pse të mos përdorni programin e pjekjes me avull, me ajër të ngrohtë dhe atë të pjekjes në të njëjtin program? S’keni pse të përcaktoni manualisht mënyrat e pjekjes, thjesht përzgjidhni programin në menunë e pajisjes dhe shtypni ‘Start’. Lëreni furrën të kujdeset për gatimet tuaja!
Dyer ultra të ftohta me hapje/mbyllje të butë
Dyert e furrës janë projektuar për siguri maksimale dhe janë të pajisura me deri në katër shtresa xhami të cilësisë së lartë dhe tre shtresa që reflektojnë nxehtësinë. Së bashku me ventilatorin ftohës ata sigurojnë që pjesa e jashtme e derës së furrës të ruajë temperaturën normale edhe nëse temperatura e brendshme është 240 °C. Për më shumë siguri dhe komoditet kemi vendosur gjithashtu menteshat me amortizatorë të integruar, të cilat mundësojnë një hapje dhe mbyllje më të butë.
 
Ergonomike dhe e sigurt
Tavat e nxehta, të cilat janë të mëdha dhe të rënda, shpesh janë të rrezikshme. Për të shmangur çdo incident të mundshëm, kemi krijuar shina teleskopike të thjeshta, të pajisura me funksionin e kyçjes automatike. Shinat teleskopike me kyçje automatike e bëjnë më të përshtatshëm dhe më të sigurt ngarkimin dhe shkarkimin e furrës, pavarësisht sa të rënda dhe të nxehta janë tavat tuaja.

Ndaj

Facebook
Twitter
Linkedin