Furrat Combi me avull

Gatimi me avull është një praktikë e përditshme e shefave të kuzhinës, të cilët duan të sjellin më shumë shije nga ushqimi dhe për të krijuar kore të shijshme krokante të bukës dhe tek pastat. Gatimi me avull ndërvepron butëisht me ushqimin dhe ruan vitaminat dhe lëndët ushqyese më mirë se mënyrat e tjera tradicionale të gatimit. Furrat tona të kombinuara me avull ju mundësojnë një kombinim të mënyrave konvencionale dhe tradicionale të gatimit me avullin në një program të vetëm gatimi ose thjesht mund të përdorni vetëm ajër të ngrohtë ose avull të pastër.
 
Energjia e duhur për ushqimin tuaj
Procesi i përgatitje së avullit nis në kontenier, ku uji ngrohet deri në pikën e vlimit dhe më pas avullon duke kaluar përmes një tubi. Para se të injektohet në zgavrën e furrës ndahet nga uji i kondensuar. Avulli i pastër më pas injektohet në furrë dhe uji i kondensuar rikthehet sërish në rezervuar. Kjo mundëson gatim me avull të ushqimit tuaj dhe jo pjekje.