Merrni maksimumin nga ftohësi juaj
Ftohja e ushqimeve nuk mjafton për të ruajtur freskinë e tyre për një kohë më të gjatë. Disa produkte duhen ruajtur në temperatura dhe nivele të ndryshme lagështire dhe drite. Ne mendojmë se vendosja e ushqimeve në frigorifer dhe gjetja e tyre duhet të jetë më e thjeshtë.
Rrofshin perimet!
Me Freshbox™ ushqimet tuaja ruajnë freskinë për një kohë relativisht më të gjatë, ndërsa vitaminat dhe vlerat ushqyese qëndrojnë më gjatë. Nuk është e nevojshme të shqetësoheni dhe të blini sasi të mëdha perimesh, pasi ato jetojnë më shumë duke i ruajtur në Freshbox™.
Ndalni kohën!
Për të ruajtur çdo vlerë ushqyese të produkteve në ngrirje, ju rekomandojmë të përzgjidhni opsionin Super Freeze! Një ‘goditje’ intensive e ajrit të ftohtë do të ngrijë ushqimin më shpejt se koha normale e nevojshme dhe produktet ruajnë peshën e tyre edhe pas shkrirjes. Është si të ndalësh kohën.
Rafte me tërhiqje
Ju kujtohet që reçelin e vjetshëm e kishit fshehur diku në një qoshe të frigoriferit dhe duhej ta hidhnit? Kjo s’ka për të ndodhur më me frigoriferin tuaj të ri ASKO. Mjafton të tërhiqni raftet e xhamit deri në gjysëm dhe të dini saktësisht çfarë keni në frigoriferin tuaj.
Ngarkoni frigoriferin tuaj me FreshAir™
E dinit që ajri në frigoriferin tuaj vazhdimisht ngarkohet me jone negative? Funksioni FreshAir™ punon në nivel molekular dhe eleminon efektivisht aromat përmes efekteve antibakteriale. Freskia është deri në 60 % më e lartë se ajo e një frigoriferi konvencional.
Adapt Cool™ - Përshtatet me zakonet tuaja
Sensorët inteligjentë monitorojnë mënyrën e përdorimit të frigoriferit dhe përshtasin automatikisht efektit të ftohjes. Praktikisht, kjo do të thotë që frigoriferi redukaton automatikisht temperaturën para periudhave të shpeshta të përdorimit, duke shmangur ngrohjen e panevojshme të ushqimit.

Pajisje frigoriferike nga ASKO

Gama e pajisjeve të ftohjes nga ASKO

Ndaj

Facebook
Twitter
Linkedin