Ekspresë

Kemi shpenzuar jashtëzakonisht shumë kohë për të krijuar ekspresët e kafesë që përshtaten në mënyrë perfekte me të gjithë gamën e pajisjeve tona.

Me një filozofi unike ndërveprimi dhe kontrolli, të bazuar në një ndërfaqe me prekje TFT ato ju ofrojnë të gjitha mundësitë për përgatitjen ekzakte të kafes tuaj të preferuar. Ndërfaqja përfshin mbi 50 programe, opsione dhe cilësime të ndryshme. Për shembull, sasinë e adaptueshme e kafesë, përzgjedhjen e gjuhës së përdorimit, shpërlarjen automatike të ekspresit, përcaktimin e gradacionit të ujit, programin e shkrirjes etj. Të gjitha pjesët e ekspresit që përdoren në përditshmërinë tuaj janë lehtësisht të çmontueshme dhe mund të pastrohen pa shumë mundim. Nuk është e nevojshme të përdorni tretës ose detergjentë të veçantë për pastrimin e ekspresit. Madje dhe ndarja e shkrirjes mund të pastrohet lehtësisht pa qenë e nevojshme të përdorni tableta apo solucione kimike të dëmshme.

 
Ekspresët e kafesë
Ekspresët tanë të kafesë përgatisin ekspreso, kafe, kapuçinon dhe kaffe latte shumë të shijshme. Fortësia e kafesë, sasia dhe niveli i bluarjes mund të përshtaten për një rezultat perfekt të dëshiruar.
Shkumë e përsosur
Për shumë adhurues të kafesë, qumështi dhe cilësia e shkumës janë po aq të rëndësishme sa vetë kafeja. Shkuma ideale e qumështit arrihet në temperaturën rreth 60 °C dhe duhet të përmbajë rreth 2/3 shkumë dhe 1/3 qumësht. Për të arritur trashësinë dhe kremozitetin e dëshiruar shkuma duhet të përmbajë vetëm mikrobulëza. Të gjithë këto elementë mundësojnë një rezultat fantastik, një Espresso magjike.
Programet automatike për përgatitjen kafesë
Ekspresët ASKO përfshijnë shumë programe për përgatitjen e kafesë dhe ju mund të përzgjidhni një ekspresso, kafe e zezë ose kafe latte.
Receta të personalizuara për shije të ndryshme
Të gjithë kemi mënyrën tonë unike për të shijuar një filxhan kafeje. Kio mund të jetë një balancë e vështirë mes fortësisë dhe bustit, ose sasisë së kafesë. Me ekspresët tanë mund të shijoni kafenë sipas mënyrës tuaj ideale të përgatitjes dhe më pas mund ta memorizoni si pjesë e opsioneve të ekspresit.
Kafe kokërr apo kafe të bluar?
Mulliri shumë efiçent bluan kokrrat e kafesë në trashësinë ideale në vetëm pak sekonda. Është po aq e thjeshtë sa mbushja e ekspresit me kafe të bluar, nëse dëshironi.
Enë qumështi që lahet me enët
Si gjithmonë, kujdesi për pastërtinë e ingranazheve të ekspresit, është shumë i rëndësishme për përgatitjen e një kafeje të shijshme. Ena e qumështit pastrohet lehtësisht, ndërsa pjesët e brendshme mund të lahen bashkë me enët e tjera në lavastovilje.
Ndërfaqe kontrolli me prekje
Ndërfaqja është e thjeshtë dhe shumë tërheqëse dhe do t'ju inkurajojë të eksploroni të gjitha veçoritë dhe funksionet e pajisjes. Program intuitive, i bazuar në njohuritë e konsumatorit dhe testimin e përdoruesve.
Kafe e freskët
Mbetjet e kafesë në mullirin e ekspresit i japin një shije të keqe kafesë tuaj të sapo përgatitur. Gjithmonë, në mullirin e ekspresit tuaj mbetet një sasi minimale kafeje, e cila varion në varësi të ekspresit që përdorni. Sasia e kafesë së mbetur tek ekspresët e linjës Elements është jo më shumë 3 gram. Pajisjet e tjera në treg mbajnë deri në 12 gram.
Kokrra të bluara, jo të prera
Ekspresët tanë janë të pajisur me mullinj në formë konike të cilësisë premium, i cili bluan kokrrat e kafesë në të njëjtën trashësi. Kjo ndihmon në çlirimin e aromave nga secila kokërr, për të përftuar gamën e plotë të aromave të kafesë. Bëni kujdes me ekspresët që janë të pajisur me mullinj me bluarje me prerje, të cilët bluajnë kokrrat në një pluhur me më pak qëndrueshmëri si rezultat.
Lehtësisht e pastrueshme
Njësia e përgatitjes së kafesë është një prej pjesëve më të rëndësishme për pastërtinë e pajisjes. Ju mund ta hapni duke shtypur dy kapëset e kuqe me një dorë. Mund ta hiqni dhe ta shpërlani në lavaman dhe më pas ta vendosni sërish në ekspres dhe çdo gjë është gati. Vështirë se pastrimi mund të ishte më i thjeshtë se kaq.