Kuzhina ku shijohet jeta

Pajisjet ASKO të kuzhinës janë punuar me pasionin dhe dashurinë për detajet më të vogla, për një performancë dhe saktësi maksimale. Funksionalitet dhe jetëgjatësi e frymëzuar nga përdorimi profesional dhe ekspertiza për të përmirësuar jetën e njerëzve. Ndaj, ne gjithmonë arrijmë të gjejmë perceptimin tonë për dizjanin dhe materialet cilësore, të harmonizuara përsosmërisht me interiorin bashkëkohor. 

Për më shumë vizitoni kategoritë e produkteve

Për ata që presin më shumë
Prej më shumë se 60 vitesh kemi shitur pajisje të cilësisë premium për klientë të specializuar. Kemi përftuar përvojën e duhur për të krijuar një gamë pajisjesh për kuzhinën, të cilat përforcojnë edhe më shumë filozofinë tonë për dizajnin dhe përkushtimin për cilësinë.
Pianurat ASKO sjellin artin original të gatimit dhe pastrohen shumë lehtë.
Furrat ASKO plotësojnë pasionin për gatime fantastike.
Përdorini aspiratorët ASKO për filtrimin e ajrin të kuzhinës tuaj. Zgjidhni mes modeleve dhe madhësive të ndryshme.
Frigoriferët/ngrirësit e kombinuar ASKO integrohen plotësisht dhe përfshijnë prodhuesin elektronik të akullit dhe sirtarin e konvertueshëm në ftohës.

Dizajn dhe funksionalitet

Pajisjet e kuzhinës janë një investim shumë i rëndësishëm, veçanërisht kur mobiloni shtëpinë tuaj të re ose dhe kur rinovoni kuzhinën ekzistuese. Në një treg me kaq shumë marka, stile, funksione dhe modele të ndryshme, përzgjedhja e pajisjeve ideale për kuzhinën mund të shndërrohet në një ankth të vërtetë. Fatmirësisht, pajisjet ASKO për kuzhinën janë krijuar për të plotësuar njëra-tjetrën dhe dizajni i tyre minimalist mundëson një harmonizim të përsosur me çdo kuzhinë.

Ndaj

Facebook
Twitter
Linkedin