KUSHTET E PËRDORIMIT

Kufizimet e përdorimit

Të drejtat e autorit për të gjitha materialet e publikuara në këtë faqe janë të ASKO (ASKO Appliance AB dhe të gjitha kompanitë e tjera të grupitbrenda të njëjtit grup kompanish) dhe/ose nga krijuesi origjinal i materialit. Përveçse, siç përcaktohet në këtë politikë, asnjë material nuk mund të kopjohet, riprodhohet, shpërndahet, ribotohet, shkarkohet, shfaqet, postohet ose transmetohet në çfarëdo forme apo mjeti, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, hapësirën elektronike, mekanike, fotokopjim, regjistrim, ose mjete dhe mënyra tët jera, pa lejen paraprake me shkrim të ASKO ose poseduesit të së drejtës së autorit. Leja jepet për të shfaqur, kopjuar, shpërndarë dhe shkarkuar materialet nga kjo faqe për përdorim personal, jo-komercial, me kusht që të mos i modifikoni materialet dhe të ruani dhe respektoni të gjitha të drejtat e autorit dhe njoftimet e tjera të vpronësisë të përfshira në këto materiale. Kjo leje përfundon automatikisht nëse shkelni ndonjë nga këto kushte ose kushtet e përgjithshme. Pas përfundimit, duhet të shkatërroni menjëherë çdo material të shkarkuar dhe të shtypur. Ju gjithashtu nuk mund, pa lejen e ASKO, të "pasqyroni" çdo material dhe përmbajtje të kësaj faqeje në ndonjë server tjetër. Çdo përdorim i paautorizuar i çdo materiali të kësaj faqeje mund të shkelë ligjet për të drejtën e autorit, ligjet e markave tregtare, ligjet e privatësisë dhe marketingut dhe ligje të tjera.

Kufizimi i përgjegjësisë

Në asnjë rrethanë, përfshirë, por pa u kufizuar në, neglizhencë, ASKO nuk do të jetë përgjegjëse për çdo dëmtim të drejtpërdrejtë, të tërthortë, të veçantë, aksidental ose si pasojë, përfshirë, por pa u kufizuar në humbjen e të dhënave ose fitimit, që rrjedhin nga përdorimi, ose pamundësia për të përdorur materialet në këtë faqe, edhe nëse ASKO, ose një përfaqësues i autorizuar i ASKO, është këshilluar për mundësinë e dëmtimeve të tilla. Nëse përdorimi i materialeve nga kjo faqe rezulton në nevojën për servisim, riparim ose regullim të pajisjeve ose të dhënave, ju duhet të merrni përsipër çdo kosto të tyre. Disa vende nuk lejojnë përjashtimin ose kufizimin e dëmtimeve aksidentale ose si pasojë, kështu që kufizimi ose përjashtimi i mësipërm mund të mos zbatohet për ju.

Publikimet tona

Çdo material, informacion ose ide që i transmetoni ose postoni në këtë faqe me çdo mjet apo mënyrë do të trajtohet si jo konfidenciale dhe jo pronësore dhe mund të shpërndahet ose përdoret nga ASKO ose bashkëpunëtorët e saj për çfarëdo qëllimi, përfshirë, por pa u kufizuar për, zhvillimin, prodhimin dhe tregtimin e produkteve. Pavarësisht nga sa më sipër, të gjitha të dhënat personale të ofruara për ASKO Online trajtohen në përputhje me politikën e Privatësisë të ASKO Online. Ju ndalohet të postoni ose transmetoni në ose nga kjo faqe ndonjë material të paligjshëm, përfshirë rebelimin, agjitacionin kundër një grupi kombëtar ose etnik, krimet e pornografisë së fëmijëve, përshkrimin e paligjshëm të dhunës dhe shkeljet e dukshme të të drejtës së autorit, dhe ose çdo material tjetër që mund të shkaktojë ndonjë përgjegjësi civile ose penale sipas ligjeve në fuqi.

Rishikimi i Politikave të Privatësisë

ASKO mund të rishikojë në çdo kohë këtë Politikë të Privatësisë duke përditësuar këtë postim në faqe. Çdo pretendim që lidhet me, dhe për përdorimin e kësaj faqeje dhe materialet e përfshira në këtë faqe rregullohen nga ligjet e Suedisë.